Devoll, peshkon me dinamit, plagoset ish-polici

10/06/2010 09:20

Një ish-efektiv i policisë ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një sasie dinamiti me të cilën do të peshkonte në lumin Devoll.

Autoritetet lokale njoftojnë se shpërthimi i ka shkaktuar plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit ish-policit Nandir Shuaipi.

Sipas burimeve, 45 vjecari aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, por nga shpërthimi ka humbur dorën e djathtë.

Shuaipi shkonte shpesh herë për të peshkuar në lumin Devoll dhe kishte zgjedhur metodën e dinamitit për të kapur peshqit.

Top Channel