Bulqizë, digjet shtëpia, shpëtojnë banorët

10/06/2010 09:00

Një shtëpi dykatëshe në lagjen e re të qytetit të Bulqizës pothuajsë është shkrumbuar komplet si pasojë e një zjarri qe ra në të.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 3 të mëngjesit të sotëm, ku një kalimtar i rastit ka parë të dilte flakë nga catija e ndërtesës dhe ka lajmëruar familjarët menjëherë, pasi ata ishin në gjumë.

Menjëherë familjarët kanë lajmëruar zjarrfikësen dhe forcat e policisë për t’u ardhur në ndihmë, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Mirëpo flakët kanë qenë mjaft të fuqishme dhe janë dashur pak minuta që katin e dytë ta shkatërrojnë komplet.

Sipas policisë, shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka bërë që linja të marrë flakë duke deportuar nëpër catinë e ndërtesës.

Aktualisht kjo familje prej 10 vetësh ndodhet jashtë, në pritje për t’u strehuar në ndonjë vend tjetër.

Top Channel