Arlington, kufomat në varret e gabuara

10/06/2010 17:50

Në shumë prej 300 mijë varreve të varrezës ushtarake të Arlingtonit, në SHBA, është varrosur kufoma e gabuar. Lajmin e ka bërë të ditur MSNBC, e cila ka denoncuar edhe një varr në të cilin gjenden njëkohësisht dy trupa.

Gjithë ngatërresa është shkaktuar për shkak të sistemit të keq të menaxhimit të varrezës ku të dhënat nuk janë të përmbledhura në mënyrë kompjuterike.

Pentagoni ka reaguar në lidhje me ngjarjen duke pushuar nga puna disa përgjegjës të varrezës ku prehen edhe disa presidentë të SHBA-ve dhe se fundi edhe senatori Ted Kennedy.

Top Channel