Tiranë, pranga 39 vjecarit, dhunoi të bijën

09/06/2010 18:50

Policia e Tiranës arrestoi mesditen e së mërkurës shtetasin Genc Mullaymeri, nga kryeqyteti, pas akuzës për dhunë seksuale ndaj të bijës.

Arrestimi i tij u bë për shkak se 39 vjecari ishte shpallur në kërkim nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura dhe në gjini.

Urdhëri për arrestimin e tij është lëshuar nga prokuroria e Tiranës. Mullaymeri akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzen e tij disa vjet më parë, kur ajo ishte e mitur.

Denoncimi i vajzës dhe i bashkëshortes se Mullaymerit është vërtetuar nga hetimet e policisë, e cila ka bërë edhe arrestimin e tij.

Top Channel