Rusi, kapet kreu i rebelëve të Ingushetisë

09/06/2010 21:30

Ali Taziyev, një nga krerët e lëvizjes separatiste islamike të Kaukazit të Veriut, është arrestuar nga shërbimet sekrete ruse.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i FSB-së, Alexander Bortikov, sipas të cilit Taziyev është arrestuar pranë Inugshetisë dhe më pas është dërguar në Moskë.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, Bortikov ka zhvilluar edhe një bisedë me presidentin rus Dmitri Medvedev, të cilin e ka njohur me detajet e operacionit.

Taziyev akuzohet për shumë atentate, mes të cilëve edhe ai i vitit 2009 kundër presidentit të Ingushetisë Iunos Bek Ievkurov, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Top Channel