PS, cakton kryesinë e përfaqësuesit në Komisione

09/06/2010 12:00

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka miratuar përbërjen e kryesisë së re të grupit kuvendor si dhe janë caktuar gjithashtu edhe kryetarët e nënkryetaret e komisioneve të përhershme në kuvendin e Shqipërisë.(UPDATE)

Deri ne keto momente socialistet kishin zyrtarizuar vetem kreun e grupit, nje post qe mbahet nga Gramoz Ruci. Deputeti Erjon Brace ashtu si ne 4 vitet e shkuara do te jete nenkryetar i grupit parlamentar, sebashku me te kete post do ta mbajne edhe tre deputete te tjere qe jane ne mandatin e tyre te pare Vasilika Hysi, Sajmir Tahiri dhe Eduard Shalsi nderkohe qe sekretar grupit do te jete Taulant Balla.

Ne drejtim te komisioneve kuvendore grupi parlamentar socialist vendosi Valentina Leskajn, si kryetare te Komisionit per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ermelinda Meksin, si kryetare e komisionit te Integrimit, Et’hem Rukën kryetar i Komisionit per Punen Ceshtjet Sociale dhe Shendetin.

Nderkohe ne postet e zëvendëskryetarit do te jene Fatmir Xhafaj ne Komisionin e Ligjeve, Ilir Gjoni nenkryetar i Komisionit per Sigurine Kombetare, Ilir Beqaj ne komisionin per veprimtarite prodhuese, tregtine dhe Mjedisin dhe Mimi Kodhelin nenkryetare e Komisionit te Ekonomise. Persa i perket postit te nenkryetarit te kuvendit te Shqiperise, Partia Socialiste propozon ne kete detyre, Namik Doklen.

Top Channel