Procesi ndaj Bares,debate në sallë

09/06/2010 14:30

Kalimi i gjyqtarit Artan Broci ne apel e per pasoje zevendesimi i tij edhe ne peseshen ku po gjykohet Aldo Bare me një gjyqtare tjetër ka sjellë debate në sallë.

Gjykatesja Ardiana Beraj sipas prokurorise nuk mund te behet pjese e kesaj trupe gjykuese pasi ajo ka qene e angazhuar ne nje sigurim prove ne prodecimin ndaj Rexhep Gines, edhe ky i akuzuar si pjesëtar ne banden e Lushnjes. Duke qene se caktimi i gjyqtares Beraj per gjykimin e Aldo Bares eshte bere nga Keshilli i Larte i Drejtesise, tashme KLD duhet te gjeje nje tjeter gjykates i cili do te marre kompetencat si Gjykates i Krimeve te Renda ne kete dosje. Avokati i Aldo Bares Vladimir Meci kerkoi te informohej se si ishte bere perzgjedhja e Ardiana Berajt per kete gjykim.

Gjykata shtyu procesin per pas dy javesh derisa KLD te rigjeje nje tjeter gjykates per te plotesuar trupen.

Aldo Bare gjykohet per nje sere akuzash mes te cilave vrasje krijim dhe drejtim organizate kriminale. I pandehuri po mbahet nen masa teper te rrepta sigurie ne qelite e paraburgimit 313.

Top Channel