OST: Kufizime energjie

09/06/2010 16:20

Operatori i Sistemit të Transmetimit do të kryejë punime, të planifikuara, në linjat e interkonjeksionit Tiranë-Elbasan-Podgorice dhe në atë të nënstacionit Tirana 2. 

Si pasoje do të ketë kufizime të energjisë duke filluar nga data 11 qershor deri në datë 20 të po ketij muaji.

Linja e interkonjeksionit Tirane-Elbasan-Podgorice projekt me vlere rreth 42 milione euro pritet te mbaroje ne fund te nentorit. Ndersa nenstacioni Tirana 2 pretendohet te jete eficent qe ne tremujorin e pare te vitit tjeter. Persa i perket nje tjeter projekti qe OST do te realizoje, linja e interkonjeksionit Shqiperi-Kosovë, zyrtarët e OST-së thonë se muajin korrik do te hapet procesi i tenderimit per ndertuesit e kesaj linje, projekt qe do te fillojë vitin e ardhshem realizimi i te cilit do te zgjase rreth 2 vjet dhe do te kushtoje 70 milione euro.

Sipas OST-së realizimi i ketyre projekteve do te zgjidh problemet e Shqipërise per import-exportin e energjise si dhe do te liberalizoje tregun e  energjise për gjithe zonen e Ballkanit.

Top Channel