OKB: Heroina vret më shumë se talebanët

09/06/2010 17:25

Opiumi dhe heroina afgane shkaktojnë më shumë të vdekur sesa plumbat e guerrilasve talebanë.

Deklarata është bërë nga Antonio Maria Costa, kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara që merret me luftën kundër trafikut të drogës.

Costa ka theksuar se konsumatorët kryesorë të heroinës afgane janë qytetarët e Rusisë, ku cdo vit shpërndahen rreth 70 tonelata heroinë.

Raporti i publikuar vetë nga zyrtari i Kombeve të Bashkuara thotë se në të gjithë botën vdesin rreth 100 mijë persona në vit për shkak të drogës.

Top Channel