Obama: Izraeli t’i japë llogari KS

09/06/2010 19:15

Izraeli t’u përgjigjet pyetjeve të paraqitura nga Këshilli i Sigurimit mbi sulmin e përgjakshëm ndaj flotës humanitare të drejtuar për në Gaza.

Apeli është bërë nga presidenti amerikan Barack Obama, sipas të cilit situata e krijuar në Rripin e Gazës nga bllokada e Izraelit është “e papërballueshme”.

Megjithatë, Obama është shprehur i bindur për një progres të mundshëm dhe domethënës në zgjidhjen e cështjes së Lindjes së Mesme.

Pas takimit me presidentin palestinez Abu Mazen, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka garantuar angazhimin e plotë të Shteteve të Bashkuara në tejkalimin e situatës.

Top Channel