LSI përgatitet për zgjedhjet lokale

09/06/2010 23:20

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta vlerëson se është ende herët për të folur për taktika për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kështu ai nuk i dha një përgjigje të prerë pyetjes nëse LSI do të kandidojë vetëm apo në aleancë me Partinë Demokratike.

Në çdo rast, LSI po përgatitet për zgjedhjet lokale, duke riorganizuar strukturat bazë. Sot në mbrëmje LSI zhvilloi mbledhjen me drejtuesit e strukturave lokale të Tiranës.

Kryetari i LSI-së tha se përgatitja për zgjedhjet brenda partisë në Tiranë do t’i hapë rrugën dhe zgjedhjeve për drejtuesit e LSI-së në të gjitha qytetet e tjera. Zoti Meta pohoi se ky proçes ka në konsideratë zgjedhjet vendore që po afrojnë.

Proesi i përzgjedhjes së kryetarit të Tiranës do të fillojë më 20 qershor, dhe do të vijojë për gati 100 ditë. Më 26 shtator do të votohet jo vetëm për kryetarin e LSI-së për Tiranën, por edhe për kryetarët e 11 njësive bashkiake.

Top Channel