Irani: Do vijojmë pasurimin e uraniumit

09/06/2010 19:05

Sanksionet e OKB-së nuk do ta ndalin Iranin. Ka qenë ky reagimi i parë i Teheranit zyrtar pas miratimit të sanksioneve kundër programit bërthamor nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Irani ka njoftuar edhe më parë se pavarësisht sanksioneve të reja, do të vazhdojë aktivitetin e pasurimit të uraniumit”, ka deklaruar ambasadori iranian në ANEB.

Këshilli i Sigurimit miratoi me 12 vota pro, dy kundër dhe një abstenim aplikimin e sanksioneve ndaj Iranit, mes të cilëve spikat ai në fushën e ekonomisë dhe ndaj eksportit të armëve.

Top Channel