Imami: Opozita të jetë më elastike

09/06/2010 18:25

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka deklaruar se i takon opozitës që të tregohet më elastike për të zgjidhur krizën politike, pasi qeveria i ka bërë të gjitha lëshimet.

“Kur flasim për elasticitet, palët duhet të kenë elasticitet. Ne kemi krijuar komisionin hetimor dhe jemi gati t’i japim shumicën opozitës. Por nuk mund të shkelet kushtetuta. Nëse opozita thotë që qeveria të hapë kutitë, ky nuk është elasticitet”, ka pohuar Imami për VOA.

Sipas tij, zgjedhjet e 28 qershorit janë një kapitull i mbyllur, pasi nga to ka dalë një qeveri tërësisht legjitime.

“Zgjedhjet janë mbyllur, janë legjitime, kanë krijuar një qeveri legjitime dhe puna për një proces më të mirë për të ardhmen është e hapur për të gjithë”, ka shtuar Imami.

Top Channel