Holandë, mbyllen qendrat e votimit

09/06/2010 21:50

Në Holandë pak caste më parë janë mbyllur qendrat e votimit dhe pak orë më vonë pritet të dalin rezultatet e para.

Sipas informacioneve të fundit, pjesëmarrja në zgjedhje ka ardhur në rënie gjatë pasdites, konkretisht në 49% në orën 17:45.

Bëhet fjalë për 9 pikë më pak krahasuar me 58% të regjistruar në të njëjtën orë në zgjedhjet legjislative të vitit 2006.

Holandezët e thirrur për të votuar, pas krizës së qeverisë që u hapi rrugën zgjedhjeve politike të parakohshme, kanë qenë 12 milionë.

Top Channel