Holandë, exit poll: Barazi mes laburistëve dhe liberalëve

09/06/2010 22:35

Holanda mbajti ditën e sotme zgjedhjet për rinovimin e ligjvënësve të tyre.

Sipas sondazheve të para të publikuara prej televizionit “Nos”, liberalët e Mark Rute dhe laburistet e Job Kohen do të marrin nga 31 mandate, ndërkohë që partia e ekstremit të djathtë e Gert Uilders rënditet e treta me 23 mandate duke marrë 14 vende më shumë nga zgjedhjet e kaluara.

Në exit poll-in e publikuar prej televizionit holandez vihet re rëndia drastike e popullaritetit të social-demokratëve të kryeministrit aktual, Jan Peter Balkenende të cilët siglojnë vetëm 21 vende, 20 më pak nga mandatet aktuale.

Top Channel