Drejtësia italiane, ok gjyqit ndaj ish SHIK-asve

09/06/2010 09:55

Drejtësia italiane do vazhdojë të ndjekë cështjen e zhdukjes së ish biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, i cili u zhduk para shumë vitesh në mënyrë të mistershme pasi u rrëmbye nga SHIK-u.

Gjykatat e Apelit të Romës dhe Trevizos bëjnë me dije se kanë pranuar të pyesin dëshmitarët për gjyqin ndaj ish pjesëtarëve të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Këto gjykata kanë caktuar si data të seancave, 23 qershorin dhe 8 korrikun. Për të marrë në pyetje shtetasin kosovar, Abdyl Loshaj, drejtësia italiane ka kontaktuar me autoritetet e shtetit të Kosovës.  

Top Channel