Dështon procesi ndaj Tufës

09/06/2010 13:55

Ka dështuar për të shtatën herë radhazi procesi ndaj Lavderim Tufës i akuzuar nga prokuroria per vrasje të trefishtë mes të cilave edhe ajo e Fatmir Ramës,i njohur ndryshe si Miri i Xhikes.

Shkak eshte bere pamundesia e prokurorise per te gjetur adresat e dy deshmitareve te saj kyc, Ylli Kelmendit dhe Nazmi Celes. Pavaresisht se gjykata ka kerkuar qe dy deshmitaret te gjenden nga policia e Tiranes dhe te sillen forcerisht, komisariatet jane pergjigjur me nje shkrese duke thene se Ylli Kelmendi eshte larguar jashte vendit, nderkohe qe deshmitari tjeter Nazmi Cela ka shitur banesen dhe nuk dihet ku ndodhet. Pikerisht kjo pergjigjje e policise nxitur reagimin e avokatit te Tufes, Avni Shehu i cili kerkoi te zbardhen arsyet se perse deshmitaret nuk po gjenden.

Lavderim Tufa u denua fillimisht me burg te perjetshem por Gjykata e Larte e ktheu ceshtjen e tij ne Gjykaten e Shkalles se Pare. Ai akuzohet per vrasjen tek kartodromi ne mars 2003 duke lene te vrare Fatmir Ramen, Kristaq Camin dhe Julian Durishtin.

Top Channel