Bernanke: Ekonomia USA, rritje me 3.5 %

09/06/2010 17:30

Lajme të mira për ekonominë amerikane. Sipas presidentit të Federal Reserve, Ben Bernanke, ekonomia e Shteteve të Bashkuara do të rritet me 3.5 përqind në 2010-ën.

“Më pas ajo do të përshpejtojë pak rritjen në vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Bernanke.

Deklaratën e tij kreu i FED e bëri gjatë një audicioni në komisionin e bilancit të Dhomës.

Top Channel