Topi: Firmosa me korrektësi dekretet; kuvendi vendos

08/06/2010 12:20

Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se kandidaturat e paraqitura prej tij për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese kanë ardhur pas një përzgjedhje të kujdesshme, sipas kërkesave të ligjit dhe aftësive të tyre personale, por kreu i shtetit theksoi se respekton cdo vendim të kuvendit si për rrëzimin ashtu edhe për  aprovimin e tyre.

“Në emër të institucionit që drejtoj kam firmosur me korrektësi dekretet, por vendimet që merren nga institucionet e tjera, në këtë rast nga kuvendi nuk janë në kompetencat e mia”, theksoi Topi, në një konferencë për media, pas takimit me homologun e tij rumun Traian Basescu, i cili ndodhet për vizitë në vendin tonë.

Kreu i vendit theksoi se për kandidaturat, për të cilat siguroi se nuk ka patur as ndërhyrje dhe as lobing, vendos kuvendi.

Top Channel