Minatorët, skema e re e pensioneve

08/06/2010 16:00

Pas protestave të herëpashershme të minatorëve për të ulur moshën e daljes në pension, Ministria e Financave ka hartuar një projektligj për trajtimin e vecantë të tyre.

Ne te parashikohet qe mbi 3 mije persona qe i perkasin 117 profesioneve  te veshtira edhe pse nuk do te dalin me heret ne pension mund te perfitojne pagese shtese mujore.

“Përfitojnë ata minatorë që kanë mbi 15 vite punë nën tokë, si dhe ata punonjës të tjerë të industrisë së naftës e industrisë kimike, të cilët duhet të 26 vite pune dhe të kenë paguar siguracion”, thotë zëvendësministri i Ekonomisë, Neritan Alibali.

Pagesa nuk do te jete me e ulet se pensioni minimal dhe jo me e larte se dy pensione te tilla. Fondi per te financuar pagesat shtese nuk do te jete pjese e buxhetit te shtetit.

“Për fondin kontribuojnë punëdhënësit, punëmarrësit, sindikatat dhe qeveria me dy përqind të rentës minerare”, u shpreh Alibali.
 
Ne kategorine e dyte jane klasifikuar profesionet e naftetareve, te cilet megjithese kane veshtiresi pune te medha nuk mund te perfitojne trajtim te vecante. Sindikalistet te pranishem ne Keshillin Kombetar te Punes kane perkrahur kete projektligj i cili  sipas tyre gjen zgjidhje per disa  nga kerkesat e tyre. Ulja e moshes se pensionit nuk eshte pranuar nga Ministria e Finanacave pasi kjo do te sillte prishje te skemes se sigurimeve ndaj eshte gjetur menyra e pageses shtese mujore.

Top Channel