Lufta e padive, Balla padit kryeministrin Berisha

08/06/2010 15:40

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dorëzoi në mesditë në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj deputetit të Partisë Socialiste Tom Doshi.

Grupi me i madh parlamentar e akuzon zotin Doshi per kanosje me jete te deputetit, Gent Strazimri, gjate seances se dates 24 maj, kur zoti Strazimiri po mbante nje fjalim, ne te cilin sipas demokrateve nuk artikuloi fjale fyese kunder deputeteve te opozites.

Partia Demokratike tha se pret nga prokuroria zbatimin e ligjit, ose thene ndryshe kerkesen per heqjen e imunitetit te deputetit Tom Doshi.

“Këtë veprim agresiv të deputetit Doshi edhe publiku e ka dënuar dhe ne presim që këtë akt të ndodhur në parlamentin shqiptar, ta dënojë edhe ligji”, u shpreh deputeti Halimi.

Sipas demokrateve kallezimi penal ndaj deputetit Doshi ka per qellim shfaqjen e nje modeli te ri te sjelljes se deputeteve ne parlament.

“Është momenti që si publiku dhe të gjithë ne të mësojmë se si ligji vepron edhe ndaj qytetarit, edhe ndaj deputetit”, theksoi Halimi.

Por menjehere pas dorezimit te ketij kallezimi penal nga Partia Demokratike, deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla, i perjashtuar disa here nga seancat plenare, deklaroi se do te kallezonte kryeministrin Sali Berisha per te njejten veper penale qe demokratet paditen deputetin Tom Doshi dhe qe sipas socialistit Taulant Balla eshte konsumuar 2 vjet me pare nga kryeministri. Dhe per ta bere njesoj si demokratet, zoti Balla, tha se do te kerkonte mbeshtetjen e grupit te tij parlamentar.  

“Unë do t’i kërkoj Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që edhe ne të depozitojmë më Prokurorinë e Përgjithshme një kallzim penal ndaj shtetasit Sali Rama Berisha, për kërcënim të drejpërdrejtë për vrasje. Ky shtetas më 22 korrik 2008 në seancën plenare të kuvendit të Shqipërisë më ka kërcënuar me vrasje dhe me fjalët se unë do të shkelja më i gjallë në kuvendin e Shqipërisë. Ky ka qenë rasti i përsëritur sepse vetëm pak kohë më parë Sali Berisha më ka kërcënuar për vrasje përmes torturës: “Ta bëj fyryrën si këpuca”, tha Balla.

Nese edhe zoti Balla merr mbeshtetjen e grupit te tij parlamentar dhe e dorezon shpejt kallezimin penal kunder kryeministrit Berisha, atehere brenda nje muaji, sic thuhet nga burime zyrtare te Prokurise se Përgjithshme, organi i akuzes mund te kete nje përgjigje nese do te kerkoje heqjen e imunitetit per kryeministrin Berisha dhe per deputetin socialist Tom Doshi.

Top Channel