Itali, goditet organizata shqiptare e drogës

08/06/2010 08:00

Shtatë persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Itali, si pjesëtarë të një organizate të menaxhuar nga shtetas shqiptarë që trafikonte drogë në vendin fqinj.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave organizata ishte aktive në Romë, Viterbo dhe Livorno, ndërkohë që bazat për ruajtjen e kokainës ishin në Shqipëri dhe Belgjikë.

Forcat e rendit kanë kryer gjithashtu një sërë kontrollesh dhe kanë sekuestruar apartamente, vetura, llogari bankare dhe mallra me vlerë miliona euro.

Top Channel