Beqja: Korrupsioni rriti cmimet

08/06/2010 15:10

Opozita denoncoi sot rritjen e barrës fiskale të bizneseve si pasojë e korrupsionit.

Deputeti Ilir Beqja tha se bazuar në raportin e fundit të Bankës Botërore, si pasoje e korrupsionit janë rritur cmimet dhe bashkë me to edhe kostoja e jetesës.

“Prej muajsh kemi deklaruar se në Shqipëri çmimet janë shtrenjtuar edhe si pasojë e korrupsionit, monopoleve dhe babëzisë së familjes në pushtet. Së fundmi edhe Banka Botërore deklaron se “Taksa e ryshfetit” është një zgjedhë e rëndë për biznesin shqiptar. Rreth 60 % e firmave shqiptare kanë deklaruar se duhet të paguajnë ryshfet për të mbaruar punë, ndërsa rreth 40 % e firmave deklarojnë se korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillim. Nëse në vitin 2005 ryshfetet rrisnin kostot e produkteve e të shërbimeve me 2.5 %, në vitin 2008 ryshfetet rrisin kostot e produkteve dhe shërbimeve me 5.8 %. Shifra e parave që shkon në xhepat e oborrtarëve të babëzitur është rritur me 230% nën qeverisjen e Sali Berishës”, u shpreh Beqja.

Top Channel