Basha: Përfundoni emërtimin e rrugëve

08/06/2010 16:05

Ministri i brendshem Lulzim Basha u kerkon te gjithe krereve te bashkive dhe komunave te perfundojne sa me pare procesin e emertimit te rrugeve, numerimin e banesave, ne baze te cilave  do te krijohet edhe regjistri i adresave.

Basha u ka terhequr vemendjen disa njesive vendore te opozites, te cilat jane mbrapa ne kete proces.Ministri theksoi se puna në këtë drejtim duhet të përfundojë në fund të qershorit.
 
Vendosja e tabelave emertuese ka bere qe te nderrohen adresat e meparshme te qytetareve te cilat sipas burimeve ne Ministrine e Brendshme ne fund te procesit do te konvertohen ne rregjistrat e zyrave te gjendjeve civile .

Nga ana tjeter ministri i Brendshëm u ka kerkuar drejtuesve vendore te marrin masat per sezonin turistik duke permendur si problematik trafikun e krijuar ne kryeqytet per shkak te punimeve aq te perfolura që po kryehen ne qender te Tiranes.

Top Channel