Transparenca e zgjedhjeve, fushatë e opozitës

07/06/2010 15:30

Nga Elbasani, kreu i Partise Socialiste Edi Rama i ka bere thirrje kryeministrit Berisha te mos i ike te vertetes mbi transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit, pasi ajo, sipas kryesocialistit, as nuk mund te fshihet e as te mbulohet.

Gjate turit ‘Hap kutite, liro vizat, cliro ekonomine’ zoti Rama ritheksoi vendosmerine e opozites ne teresi per te mos i hapur rruge tentatives per te mbyllur hetimin e plotë të procesit zgjedhor të vitit të shkuar.

“Berisha duhet ta degjoje këtë apel dhe duhet ta kuptojë se thjesht po merr përsipër një gabim historik të tij, duke iu shmangur ballafaqimit me të vërtetën dhe duke menduar se ata që ka përballë do t’i hapin rrugën”, u shpreh Rama.

Nje tjeter fature e kutive te mbyllura per kreun e Partise Socialiste eshte edhe kriza ekonomike qe ka ardhur si pasoje se qeveria aktuale sipas tij nuk ka marre votebesimin e shqiptareve, por e ka vjedhur ate.

“Sot të gjithë pak nga pak po e kuptojmë se nuk ka shpëtim nga varfëria nga papunësia, nga tatëpjeta ekonomike, në rast se nuk bëhet transparenca dhe në rast se nuk hapet rruga e transparencës”, u shpreh Rama.

Top Channel