Mamurras, vrasja e dyfishtë, identikohen autorët

07/06/2010 14:20

Vrasja e dy të rinjve mbrëmjen e djeshme në Mamurras ka ndodhur për shkak të një konflikti, në mes të të cilit ishte nje vajzë. (UPDATE)

Burime të policisë së Lezhës thonë për Top Channel se një prej viktimave ishte shoqëruar për dy ditë me vajzën, e identifikuar nga policia.

I fejuari i saj se bashku me nje person te trete ne shenje hakmarrje qelluan dhe vrane shtetasit Ersid Rama 23 vjec dhe Albert Seiti 24 vjec. Ky i fundit kishte marre plage te renda dhe mesohet se ka nderruar jete ne spital. Policia ka identifikuar dy autoret dhe i ka shpallur ne kerkim ndersa ka vendosur edhe nje shperblim prej 10 mije dollaresh per ata qe japin informacione ne lidhje me vendndodhjen e tyre.

Per kete eshte vene ne dispozicion edhe numri telefonik 0694106434. Mbremjen e djeshme ishin kalimtare te rastit ata qe pane nje automjet me targa italiane brenda te cilit ndodheshin dy të rinjtë.

Drejtoria e policise se Lezhes njofton se eshte lajmeruar 40 minuta pas ngjarjes se persona te paidentifikuar kishin qelluar me arme zjarri dy te rinjte. Policia gjeti ne makine nje arme kallashnikov qe ndodhej ne duart e personit te plagosur ndersa ne afersi te mjetit ndodhej ne toke nje pushke.

Top Channel