Balla: Berisha të zgjidhë krizën politike

07/06/2010 21:50

Deputeti socialist Taulant Balla ka deklaruar në emisionin “Shqip” se tryeza e Strasburgut kishte për qëllim zgjidhjen e krizës politike nëpërmjet një marrëveshjeje mes palëve.

“Pasojat negative të shkuara dëm pas 2 javorit ultimativ janë të paimagjinueshme. Berishës i është kërkuar të gjendet një zgjidhje e krizës politike dhe i është kërkuar që palët të arrijnë një marrëveshje”, theksoi Balla. Sipas tij, Shqipëria është në marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe kryeministri Berisha nuk mund t’i shmanget detyrimeve që ka vendi.

“Nuk dua të ve në pikëpyetje vendimmarrjen e vizave. Berisha nuk pranon t’u transmetojë qartë qytetarëve se cfarë mesazhi ka marrë në Strasburg. Palët kanë pasur kushte të vecanta. PS ka kushtëzuar marrëdhënien me Kuvendin prej 6 shtatorit, pasi Kuvendi ka probleme me legjitimitetin. Ndërprerja e bojkotit erdhi si pasojë e ngritjes së problemit në tryezën më të lartë politike të mundshme”, shtoi deputeti opozitar.

Në vijim ai tha se kërkesa e kryeministrit për të djegur fletët e votimit, ka irrituar ndërkombëtarët. “Eshtë shumë e thellë pritshmëria dhe provat që mund të gjenden në materialet zgjedhore”, shtoi Balla. 

Top Channel