PS: Qeveria bllokon investimet dhe kreditimin
06/06/2010 12:45
Partia Socialiste akuzon qeverinë për vështirësitë ekonomike që po kalon vendi.
Një ditë pas deklaratës së BERZH-it ku thuhej se Ballkani do kalojë krizë, selia rozë reagon duke cilësuar qeverinë shkaktare për gjendjen e rënduar. Sipas nënsekretarit për Programin në Partinë Socialiste, Ervin Bushati, qeveria ka bllokuar investimet private dhe kreditimin e biznesit.
“Shteti eshte borxhliu i semurë që infekton edhe sektorin privat’, theksoi ai. Më tej, Bushati tha se qeveria nuk tregon të vërtetën në shifrat që jep për të ardhurat fiskale.
“Qeveria ka rritur borxhin e brendshëm me 856 % në katër muajt e parë të vitit. Ky borxh i brendshëm është pasojë e panikut që ka kapur qeverinë”, shtoi Bushati.
Top Channel