Aksidentohet me motor, humbet jetën 19 vjecari

06/06/2010 13:15

Një aksident me pasojë vdekjen e një 19 vjecari ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër-Velipojë.

Viktima Florian Palalaj ishte pasagjer në motorin e drejtuar nga nje 16 vjecar. Si pasojë e shpejtësisë së madhe, adoleshenti ka humbur kontrollin e motorit që doli nga rruga, duke i marrë jetën 19 vjecarit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka arrestuar edhe te riun që i mbijetoi me disa plagë te lehta këtij aksidenti.  

Top Channel