Në Prishtinë është mbledhur këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sic njoftojnë burime nga kryesia e LDK-së, mbledhja filloi me analizën e humbjes në zgjedhjet e fundit lokale.
Por, sipas këshilltarëve të Isa Mustafës, kryetarit të komunës së Prishtinës, por njëherësh anëtar i LDK-së, në mbledhje do të hidhej për diskutim edhe mundësia e prishjes së koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës.
Kjo është një tezë e njohur më parë, e hedhur nga vetë zoti Mustafa. Por teza e tij nuk mori mbështetjen e partisë. Një anëtar i LDK konfirmoi për Top Channel në fillim të mbledhjes, se as këtë herë qëndrimi nuk ka ndryshuar.
Sic njoftohemi, këshilli i përgjithshëm i LDK-së ka mbyllur dyert për mediat dhe në të nuk merr pjesë kryetari me post të ngrirë i kësaj partie, presidenti Fatmir Sejdiu.
Top Channel