Itali, shqiptari përdhunon dhe torturon ish të fejuarën

05/06/2010 17:00

Një djalë 21-vjeçar ka sekuestruar për 24 orë ish të fejuarën e tij, gjatë të cilave e ka torturuar dhe përdhunuar.

Ngjarja ka ndodhur në Manerbio, provincën e Breshias dhe protagonisti i saj është një shqiptar me inicialet T.E., tashmë nën arrest, bën të ditur TGCOM.

Djali ka detyruar vajzën 21 vjeçare, edhe ajo shqiptare, që të hyjë në makinën e tij, duke i kërkuar fillimisht që të flisnin për raportin e tyre të kaluar.

Më pas e ka çuar në një zonë të izoluar. Aty i ka marrë celularin, e ka lidhur me fasheta elektriçisti dhe e ka përdhunuar në mënyrë të përsëritur.

Por dhuna nuk është ndalur ketu. 21 vjeçari e ka torturuar me metoda nga më të ndryshmet, përfshirë edhe mbulimin e trupit të saj me hithra, çka i ka shkaktuar djegie të rëndë të lëkurës.

Ngjarja ka ndodhur më 30 maj dhe viktima është lëshuar një ditë më pas, nën kërcënimet me vdekje nëse do të fliste.

Por disa ditë më vonë, vajza u ka treguar gjithçka prindërve, të cilët e shoqëruan tek karabinierët për të denoncuar ndodhinë e rëndë.

Djali 21-vjeçar u arrestua në ofiçinën ku punonte dhe u dërgua në burg. Ai banonte në një provincë të Bergamos.

Në shtëpinë e tij u gjendën fashetat e elektriçistit me të cilat kishte lidhur viktimën.

Top Channel