Berisha: I japim cdo garanci opozitës

05/06/2010 13:55

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka deklaruar se mazhoranca po punon për t’i dhënë cdo garanci opozitës, me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në një fjalim me rastin e takimit të 27-të ndërkombëtar për sigurinë, Berisha është shprehur se vota dhe fjala e lirë janë prioritete të qeverisë së tij.

“Mbetem i angazhuar ndaj idealeve të mia që janë vota e lirë dhe fjala e lirë. Zgjedhjet e 28 qershorit kanë qenë unike në historinë e Shqipërisë. Qeveria po bën cdo gjë për t’i dhënë sigurinë më të mirë opozitës”, ka pohuar Berisha.

Kreu i qeverisë iu është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për situatën ekonomike, duke vlerësuar se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që s’është prekur nga kriza.

“Shqipëria është një vend në zhvillim dhe nuk është prekur nga kriza ekonomike globale”, ka nënvizuar Berisha, duke shtuar se qeveria e tij po punon për të plotësuar standartet e NATO-s.

Top Channel