Turqi, 10 mijë persona protestë kundër Izraelit

04/06/2010 17:15

Manifestim i madh në Stamboll kundër Izraelit. Të paktën 10 mijë persona kanë protestuar në rrugët e qytetit duke mbajtur në duar flamuj turq dhe palestinezë.

Demonstruesit kanë shprehur solidaritetin ndaj viktimave të sulmit izraelit të kryer kundër anijeve të pacifistëve të drejtuar në Gaza, ku humbën jetën nëntë persona.

Top Channel