Studentët, ndihmojnë fëmijet që luftojnë me vdekjen

04/06/2010 15:20

Në pavionin e onkohematologjisë në spitalin e pediatrisë, gjithkush ndihet keq kur shikon fëmijët që vujane nga semundje të renda dhe si prindërit e tyre duhet të perballen me mungesën e ilaceve që janë primare për sëmundjet e tyre.

Një grup studentësh të mjekësisë dhe fakultete të tjera kanë mbledhur fonde për të blerë një sasi medikamentesh, disa dhurata per t’u krijuar për pak caste një mjedis festiv.

“Arritëm të sigurojmë një fond të madh nga donacionet personale të studentëve”, shprehet një prej studentëve. Mjeket e ketij pavioni  bejne apel per ndihme te vazhdueshme per keta femije e sidomos per gjak.

“Le të shërbejë ky rast për sensibilizimin që t’u qëndrojmë pranë këtyre pacientëve që kanë nevojë”, thotë  pediatrja onkohematologe, Donieta Bali. Me perfundimin e procedurave tenderiale, drejtori i QSUT, Ilir Dashi ka premtuar dhenien fund te mungese se ilaceve neper spitale.

Top Channel