SHBA: Hetim sulmit të flotës humanitare

04/06/2010 04:40

Shtetet e Bashkuar kërkojnë hetim të plotë të sulmit izraelit ndaj flotës me ndihma humanitare ku 9 persona, kryesisht shtetas turq dhe grekë humbën jetën.

“Shtëpia e Bardhë sheh me rëndësi të madhe zbardhjen e fakteve dhe kërkon efikasitet të plotë hetimor mbi sulmin izraelit kundër anijeve me ndihma humanitare për Gazan”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.

Gibs theksoi edhe njëherë së Uashingtoni dënon me forcë aktet e dhunës që shkaktuan humbjen e jetëve njerëzore.

Top Channel