Njolla e zezë mbërrin në Florida

04/06/2010 18:45

Topa zifti janë çuar në breg nga dallgët në plazhin pranë Pensacola-s në Florida.

“Është një nga gjërat më të tmerrshme që mund të imagjinojmë”, është shprehur guvernatori Charles Crist.

Ndërkohë skuadrat e dezinfektimit janë dërguar pargjatë 30 kilometrave të bregut të Escambia County në kufi me Alabamën dhe do të kryejnë kontrolle për të siguruar nëse vijnë nga njolla e zezë e BP-së.

Top Channel