Me historinë tonë shumë intense, fatkeqësisht pa bashkëpunime dhe dashuri të pastër, komuniteti sllav në Tiranë është shumë i vogël dhe i rrallë.

“Kam lindur ne Shkup te Maqedonise, asokohe pjese e Republikes Federale te  Jugosllavise”. Me kete fjali e nis rrefimin Predrag Nikolic, i cili jeton ne kryeqytetin e nje kombi jo shume te dashur per etnine e tij.

“Nese dikush do me thoshte para 3 vitesh qe do te jetoja ne Tirane do te vija bast per te kunderten, por ndodhi qe ime shoqe mori nje oferte shume te mire pune ne Tirane dhe asokohe une isha ne Zvicer dhe ishim ne dileme per te shkuar ne SHBA apo ne Shqiperi. Sigurisht qe isha dyshues”, shprehet ai.

Me siguri qe nuk ka qene  nje surprize e kendshme per te dhe familjen e tij nje lajm i tille. Edhe pse klishe e vjeter ndoshta ajo mikpritja jone na parakaloi edhe kesaj radhe. “Kur arrita ishte data 5 janar 2008 dhe nuk po u besoja syve ne 5 oret e ardhshme dhe me erdhi turp pasi gjeta nje ambient ku mund te pershtatesha ne menyre te mrekullueshme por me kishin lene pas paragjykimet”, shton Nikolic.

Por sigurisht qindra vite histori nuk harrohen kollaj. “Nga perspektiva jugosllave eshte nje histori e trishtueshme, pasi si ne ashtu edhe Shqiperia kane nje trashegimi politike per te ardhur keq. Me pelqen te ndjehem si ne shtepi por nuk mund te rri ne Shqiperi dhe te bej sikur jam ne Shkup dhe mendoj se ky eshte celesi i suksesit per t’u pershtatur kudo qe jeton”, vijon ai.

Nikolic eshte nje qytetar i botes qe aktualisht i eshte rikthyer kesaj cope toke qe rralle ka jetuar kohe te qeta. “Ne Shqiperi nuk kam ndjere racizem, por me ka ndodhur dicka e cuditshme me gruan time. Pasi ajo ishte ne Shkup me nje makine me targa shqiptare dhe asaj i kane bertitur dhe fyer me racizem, nuk e kisha ndjere kete kurre ne Tirane dhe u ndjeva i huaj ne vendin tim. Ballkani ka nje gje, ose dashurohemi ose urrehemi kur vjen puna per te jetuar bashke. Situata me e rrezikshme ne Tirane eshte vetem trafiku”, vijon shtetasi maqedonas.

Por jashte skemave nderetnike ai ka nje jete krejt te zakonshme e madje te rehatshme ne Tirane. “Me pelqen te dal me miqte apo koleget ne ndonje vend per pak mish qingji, raki dhe ndonje sallate. Kam miq nga jugu ne veri te shqiperise. E shpenzoj kohen e lire me ata pak miq qe kane mundesi te qendrojne deri vone por jo shume shpesh”, pohon Predrag.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA