Ndotja, 69 milionë dollarë fatura e Uashingtonit për “BP”

04/06/2010 02:35

Shuma prej 69 milionë dollarësh është fatura financiare që do t’i serviret kompanisë naftënxjerrëse britanike “British Petroleum” prej Shtëpisë së Bardhë për ndotjen e shkaktuar pas plasjes së pusit të naftës në Gjirin e Meksikës.

Fatura u njoftua në një konferencë për shtyp nga Uashingtoni e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs i cili saktësoi se kompania britanike duhet të paguajë këtë shifër për të rimbursuar tatimpaguesit amerikanë.

Ndotja në Gjirin e Meksikës dhe më tej në Atlantik prej disa javësh është kthyer në problemin prioritar të administratës Obama. Kompania “BP” ditën e enjte nisi një plan të ri për izolimin e pusit, pas dështimit të “Top Kill” i ndërmarrë disa ditë më parë.

Top Channel