Nafta, “BP” vendos kapakun kundër derdhjes

04/06/2010 09:45

Kompania e naftës “British Petroleum” ka ulur një kapak mbi vrimën prej nga derdhet nafta, në kuadër të tentativës së saj të fundit për të ndaluar rrjedhjen në Gjirin e Meksikës.

Pamje filmike të regjistruara tregojnë se kapaku u ul në vendin e duhur, duke u ndeshur me presionin nga derdhja e naftës.

Do të duhet pak kohë për të parë nëse teknika e re funksionon ose jo. Roja Bregdetare amerikane deklaroi se kapaku, edhe nëse funksionon, do të ketë vetëm një efekt të përkohshëm.

Ndërsa presidenti Barack Obama ka kritikuar sërish ashpër “BP”, duke u shprehur se nuk e ka parë ende “përgjigjen e shpejtë” ndaj katastrofës.

Në një intervistë për CNN, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se, kompania “mi ka ngritur nervat” për shkak të derdhjes së naftës.

Top Channel