Ligje të reja kundër ndotjes
04/06/2010 15:25
Në prag të ditës botërore të mjedisit, specialistët kanë renditur disa nga problemet mjedisore me të cilat shqiptarët po përballen prej vitesh edhe pse zgjidhja e tyre është emergjente.
Ajri i ndotur, por edhe menaxhimi i mbetjeve urbane jane dy nga problemet me shqetesuese ne Shqiperi, per te cilat kerkohet me teper investime.
Ne disa qytete te vendit ajri rezultolton prej disa vitesh me ndotje disa here me te larte se normat e Bashkimit Europian persa i perket pluhurit te respirueshem.
Kjo situate e rende, jo vetem ne Tirane por edhe ne Elbasan, Durres, Shkoder, Vlore dhe Fier, ka cuar ne rritjen e numrit te personave te prekur nga alergjite por edhe semundjet pulmunare.
Top Channel