Japoni, Naoto Kan kryeministri i ri

04/06/2010 09:10

Deputetët japonezë kanë zgjedhur Naoto Kan si kryeministrin e ri të vendit, dy ditë pas dorëheqjes së papritur të Yukio Hatoyama.

Kan, ministër në ikje i Financave, premtoi një fillim të ri pasi anëtarët e Partisë Demokratike e zgjodhën atë si liderin e ri të tyre.

Kan bëhet kështu kryeministri i pestë i Japonisë në tre vitet e fundit. Hatoyama dha dorëheqjen ditën e mërkuarë, pas një diskutimi mbi ngritjen e bazës amerikane ne jug të Japonisë.

Ai kishte premtuar se do ta lëvizte bazën nga ishulli i Okinauas, por dështoi në gjetjen e një kompromisi, në mënyrë që të kënaqte si banorët ashtu edhe SHBA.

Kryeministri Kan deklaroi se aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet “guri i themelit” i diplomacisë japoneze, por nuk e përmendi bazën.

Top Channel