Hong Kong, botohet ditari i Tienanmenit

04/06/2010 13:10

Një ditar që thuhet se i përket njeriut që shumë vetë e akuzojnë për masakrën në sheshin Tienanmen do të publikohet në Hong Kong.

Ditari do të paraqesë detaje mbi ngjarjet menjëhere para dhe pas vrasjes së punëtorëve dhe studentëve në Pekin, në qershor të vitit 1989.

Botuesit thonë se autori i tij është Li Peng, njeriu që shpalli ligjin ushtarak në Pekin vetëm pak pasi u vunë në lëvizje trupat.

Në ditar Peng ka deklaruar se ishte gati të vdiste për të ndalur protestat pro-demokratike. Lajmi për ditarin vjen në 21 vjetorin e masakrës.

Top Channel