Borxhet, BB këshilla qeverisë

04/06/2010 08:55

Ekspertët e Bankës Botërore prezantuan para kryeministrit Sali Berisha dhe Ministrit të Financave Ridvan Bode një dokument që mbante këshilla mbi atë se ccfarë duhej të bënte qeveria që të realizonte me sukses huamarrje në tregun ndërkombëtar.

”Përgatituni shumë para se të emetoni bondet, në mënyrë që të jeni gati të shisni titujt në kohën më të përshtatshme për ju,” – qe një nga këshillat.

“Kini gati një strategji afatmesme borxhi; kjo do t’jua lehtësojë vendimet për përzgjedhjen e monedhës, bazën e shkallës së interesit, profilin e maturitetit, madhësinë e emetimit,” – qe një këshillë tjetër.

“Kini një plan paraprak se ccfarë do të bëni me paratë. Vlerësoni nëse vepra publike që do të ndërtohet, do të nxjerrë apo jo fitime të mjaftueshme për të mbuluar interesat,” – qe një këshillë e tretë. Këshillat u përgatitën nga John Balafoutis, një zyrtar i lartë i Bankës Botërore.

Bode dhe Berisha nuk reaguan ndaj këtyre këshillave. Shqipëria ka marrë dy herë kredi tregtare në tre vitet e fundit, ka dështuar tre herë me planet për emetimin e bondeve sovrane dhe duket se ka patur sukses vetëm në një rast.

Top Channel