BE: Presim rezultatin

04/06/2010 15:05

Kur kanë kaluar dy javë nga takimi i Strasburgut mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, me ndërmjetësimin e komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule, gjithcka duket se është në vendnumëro.

Palët në Shqipëri nuk po thonë asgjë të re për arritjen e ndonjë rezultati konkret edhe pse është bërë e qartë se kjo mund të rrezikojë statusin e vendit kandidat. Ne kete panorame te pandryshuar shqiptare, edhe komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule nuk ka shume per te thene, te pakten publikisht.

I pyetur nga Top Channel ne Sarajeve se deri kur do te presin per zgjidhjen shqiptare, komisioneri Fule nuk perqendrohet tek koha e zgjidhjes, por tek mesazhi se kjo eshte nje ceshtje qe duhet ta zgjidhin shqiptaret, sepse sic shprehet komisioneri per zgjerimin, lideret politike ne Shqiperi jane te ndergjegjshem per mesazhet qe u jane dhene ne Strasburg.

“Ata e kane procesin ne duart e tyre tani. Ata e njohin pergatitjen tone per t’i ndihmuar sa me shume qe te mundemi. Ata jane ne dijeni te kerkesave nga drejtuesit e dy grupeve me te medha politike ne Parlamentin Europian. Topi eshte ne fushen e tyre”, thekson ai.

Por, prej dy javesh loja nuk po luhet ne fushe, megjithese  spektaroret, ne kete rast shqiptaret, jane ne pritje. Dhe, nese dy ekipet, do te vazhdojne te jene ne te njejtat pozicione, zgjidhja mbetet zhvillimi i nje ndeshjeje tjeter, serish ne fushe asnjanese. 

Top Channel