Bangladesh, zjarri, 85 të vdekur

04/06/2010 04:05

Përkeqësohet bilanci nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në pjesën e vjetër të Dacas, kryeqytetit të Bangladeshit.

Të paktën 85 persona raportohen të vdekur prej autoriteteve vendase dhe mbi 100 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zjarri që përfshiu një ndërtesë në lagjen periferike të Dacas, u shkaktua nga shpërthimi i një transformatori të energjisë elektrike.

Top Channel