Bangladesh, mbi 100 të vdekur nga zjarri

04/06/2010 09:20

Zjarri i fuqishëm që përfshiu një pjesë të kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka, ka shkaktuar të paktën 108 të vdekur.

Gjithcka filloi pasi një transformator për energjinë elektrike shpërtheu dhe flaket që dolën përfshinë shtëpi e dyqane.

Zjarrfikësit kanë deklaruar se aktualisht flakët janë nën kontroll, kryesisht në rajonin e vjetër të Nimtolit.

Megjithatë, zjarret janë të zakonshëm në Dhaka, edhe pse analistët thonë se ky është bilanci më i rëndë i regjistruar në vitet e fundit.

Rajoni i Nimtolit është shumë i populluar dhe me rrugica të ngushta, duke e bërë shumë të vështirë hyrjen e zjarrfikëseve.

Top Channel