Bangladesh, flakët përfshijnë kryeqytetin

04/06/2010 00:45

Të paktën 60 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri gjigant që ka përfshirë pjesën e vjetër të kryeqytetit të Bangladeshit, Daca.

Qindra persona kanë mbetur të plagosur si pasoje e plagëve të marra nga flakët, shumë prej tyre me djegie të shkallës së rëndë, çka mund të përkeqësojë bilancin e deritanishëm të viktimave.

Sipas autoriteteve flakët kanë janë përhapur me shpejtësi të madhe pas shpërthimit të një transformatori të energjisë elektrike. Forca të shumta zjarrfikëse dhe vullnetarë janë angazhuar për të shuar zjarrin gjigant.

Top Channel