Afganistan, Karzai: Ftoj talebanët për dialog

04/06/2010 15:45

Presidenti afgan Hamid Karzai ka bërë në Kabul një apel për talebanët që të bashkohen për dialogun për paqe në vend.

Duke ndërhyrë në sesionin final të Jirga, asamblea këshilluese për paqe e mbledhur nga ai, Karzai iu është drejtuar talebanëve:

“Ju lutem hajdeni dhe bashkohuni me ne”.

Duke folur nga tribuna për 1.600 delegatë dhe të ftuar, presidenti afgan ka këmbëngulur se dialogu është rrugdalja e vetme dhe se do duam të gjejmë mënyrën për të risjellë paqen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA