Tjetër anije me ndihma drejt Gazës

03/06/2010 20:40

Një anije tjetër me ndihma humanitare për palestinezët është nisur drejt Rripit të Gazës.

Në bordin e saj është edhe një laureate e cmimit Nobël për Paqen, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë që nga Izraeli deklarohet se asnjë mjet lundrues nuk do lejohet në Gaza për të thyer bllokadën.

Për veprimet e tij Izraeli mori sot edhe mbështetjen e SHBA, të cilat deklaruan se është e drejtë e shtetit hebre që të mbrohet nga sulmuesit.

Top Channel