Makinat, koncesionarët: Të mbrohet marka

03/06/2010 20:35

Shoqata gjermane e industrisë dhe tregtisë në Shqipëri këkron nga institucionet qeveritare respektimin e së drejtës së markës dhe e ekskluzivitetit për automjetet.

Kompanitë koncesionare të automjeteve, anëtarë të kësaj shoqate, thonë se nuk duhet lejuar përdorimi i emrave të cilët ata përfaqësojnë nga subjekte të pautorizuara. Koncesionarët kërkojnë gjithashtu edhe homologimin e automjeteve.

“Homologimi është një nga standartet bazë për regjistrimin e mjeteve dhe do të sillte një qëndrueshmëri për përdorimin e automjeteve të përdorura, si dhe një ulje të ndjeshme të manipulimeve që bëhen me markat”, ka deklaruar Sokol Kodra, përfaqësues i “Auto Star Albania”.

Sipas kompanive koncesionare, institucionet shtetërore duhet të kontrollojnë pikat e shitjes së pjesëve të këmbimit për automjete dhe ato të servisit për të verifikuar nëse këto biznese kanë autorizimin e kompanive për të tregtuar pajisje të markave të tyre, që sipas koncesionarëve janë falsifikime të pajisjeve origjinale.

Top Channel